Kryeministri hungarez, Viktor Orban, në deklaratën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Budapest, u shpreh optimist për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, teksa theksoi mbështetjen e vendit të tij, që aktualisht mban presidencën e unionit.
Viktor Orban: Shqipëria pret që në 2019. E thashë edhe në Strasburg që kura më e mirë është integrimi në BE. Shqipëria ka bërë një punë shumë të mirë. Mund të them se kemi pasur sukses sepse javën e ardhshme do të kemi konferencën ndërqeveritare ndërmjet BE dhe Shqipërisë dhe do të hapet grup kapitulli i parë. Jam krenar që vjen në këtë perdiudhë që Hungaria ka presidencën në BE. Edhe kur Kroacia u bë pjesë e BE, ka qenë Hungaria në presidencë dhe që atëherë, BE nuk është zgjeruar më.
Top Channel


























