Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi deklaroi sot se gjatë vitit të kaluar sportistët elitarë u nderuan me 44 medalje, nga 7 në vitin 2021.
Në konferencën për shtyp me gazetarët, Kushi u ndal te politika e shpërblimit të sportistëve me rezultate të larta, duke theksuar se janë shpërblyer jo vetëm sportistët, por edhe trajnerët, duke miratuar një fond shtesë për të gjitha nevojat.
“Gjatë vitit 2022 kemi pasur rezultate të larta që vijnë jo vetëm si rezultat i përmirësimit të kuadrit ligjor, por edhe vëmendje më të shtuara në infrastrukturë edhe mbështetje konkrete, që kemi ofruar për sportistet elitarë dhe federatat sportive”, tha Kushi.
Ministrja Kushi u shpreh se “nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit arritëm t’i mbështesim të gjithë këta sportistë elitarë, të cilët i falënderoj për rezultatet e larta dhe që janë ambasadorët më të mirë dhe të ngrenë lart flamurin shqiptar”.
/k.s/j.p/


























