TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi i është përgjigjur akuzave për rastin e ish nën-kampionit Ilirian Suli, duke theksuar se “Suli ka kohë që është i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes”.

Në përgjigje të një komenti në postimin e sotëm të Kryeministrit, Kushi theksoi se “duke qenë se Kryeministri prej kohësh është tërhequr nga replikat me komentuesit, ndjehem e detyruar të komentoj unë sepse manipulimi i publikut me një video të vjetër të Ilirian Sulit është vërtetë i neveritshëm”.

“Por nga ana tjetër është për të ardhur keq, që ju i besoni një manipulimi dhe jo faktit të paraqitur edhe në informacionin e dhënë më sipër nga kryeministri. Ilirian Suli ka kohë që është i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes”, tha Kushi.