ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi po merr pjesë në në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Përtej diskutimeve mbi nisjen e këtyre lojërave olimpike, ministrja Kushi nënvizon se fatmirësisht sporti triumfoi mbi pandeminë COVID-19.

“Sa shumë diskutime dhe dyshime, por ja ku jemi! Pas pak Olympic Games 2020
Edhe pse një vit me vonesë, nën masa shumë të rrepta antikovid dhe pa spektatorë, sporti ia doli të triumfojë mbi pandeminë”, -shprehet Kushi.

Në këto lojëra olimpike, vendi ynë do të përfaqësohet nga: Luiza Gega (Atletikë, 3000 m, me pengesa); Briken Calja (Peshëngritje, 73 kg); Nikol Merizaj (Not, 50 m, stil i lirë); Izmir Smajlaj (Atletikë, kërcim së gjati); Matvei Petrov (Gjimnastikë artistike, kali me dorezë); Manuela Delilaj (Qitje, 10 m, pistoletë me ajër); Erkand Qerimaj (Peshëngritje, 81 kg); Kledi Kadiu (Not, 100 m, stil i lirë); Indrit Cullhaj (Xhudo, 66 kg)./k.s/