TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi priti në një takim në ambientet e Ministrisë së Arsimit, raportuesen e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Isabel Santos dhe eurodeputetin Andreas Schieder.
Gjatë takimit u diskutua rreth ecurisë së reformave të ndërmarra nga ana e MAS në fushën e arsimit dhe sportit, në përputhje me rekomandimet e vendosura nga Komisioni Evropian.
“Folëm rreth sfidave të shumta që ka sigurimi i arsimit cilësor dhe ndërkombëtarizimi i universiteteve, për të cilat Santos më siguroi, që do të kemi mbështetjen e pakursyer të Parlamentit Evropian”, shprehet Kushi në rrjetet sociale.


























