Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi mori pjesë sot në aktivitetin e veçantë me rastin e 109-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Elbasanit.

Nxënësit e shkollave kishin përgatitur një program të pasur me këngë, valle, pjesë me harqe dhe një ekspozitë me piktura.

Si sot, 109 vite më parë, Aqif pashë Elbasani ngriti flamurin në Elbasan dhe i hapi rrugë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

“Më të bukur e bënë këtë ditë nxënësit e mrekullueshëm të shkollave tona me koncertin dhe ekspozitën e pikturës organizuar nga ZVA Elbasan. Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Elbasanit!”, uroi Kushi.