ATSH/ Shkolla 9-vjeçare në njësinë administrative Papër të Elbasanit po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherësh drejtues politik i qarkut Elbasan, Damian Gjiknuri dhe kryetari i bashkisë, Gledian Llataj ndoqën sot nga afër punimet që po kryhen në shkollën 9-vjeçare të fshatit Vidhas, e cila po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë.

Gjiknuri theksoi se “ky investim tepër i rëndësishëm, u shërben rreth 260 fëmijëve, përfshirë edhe kopshtin që është i integruar në ambientet e shkollës”.

“Për t’u përshëndetur është edhe donacioni i dhënë nga biznese private në rikonstruksionin e kësaj shkolle, shembull që duhet shtrirë në të gjithë qarkun sepse arsimi është investim për të ardhmen e fëmijëve dhe vendit”, shtoi ai./m.m/j.p/