Dashi

 

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

 

Hëna është vërtet e favorshme, keni ide të qarta në dashuri. Do të përfitoj edhe puna juaj, pasi edhe kreativiteti juaj në zgjidhjen e problemeve do të dyfishohet. Ju mund të provoni vlerën tuaj.Demi

 

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

 

Nëse kohët e fundit ka pasur ndonjë krizë në çift, këtë të mërkurë do të keni kohë dhe yje të favorshëm për t’u përmirësuar. Përsa i përket punës, rruga është plot me mundësi, por mos u nxitoni.

 

Binjakët

 

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

 

Hënën do ta keni në kundërshtim të qartë, dita mund t’ju lodhë shumë nga pikëpamja sentimentale. Për sa i përket punës, situata është shumë më e mirë, ka një pikë kthese. Ju mund t’i dëshmoni të gjithëve vlerën tuaj.

 

Gaforrja

 

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

 

Dita e mërkurë do të jetë një ditë e mirë, me ndjesi dhe emocione të reja, shfrytëzojeni sa më shumë. Ka një ndjenjë të mirë në ajër, do të mund të rrezikoni një kërkesë në punë. Do të shihni që gjërat do të përmirësohen dhe do të ketë mundësi të bukura.

 

Luani

 

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

 

Do të keni një Hënë të favorshme dhe do të mund të rikuperoni pak nga ajo që keni lënë pas. Për sa i përket punës, do të jetë një ditë më pak e trazuar se ato të mëparshmet.

 

Virgjëresha

 

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

 

Hëna nuk është aspak e favorshme këtë të mërkurë, kushtojini vëmendje tensioneve në çift. Ata që kanë mbetur të mbyllur ose të ngecur në punë do të shohin ngadalë që gjërat të rifillojnë. Thjesht duhet të keni pak durim dhe besim, te vetja dhe te të tjerët.

 

Peshorja

 

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

 

Përmirësim në dashuri, përpiquni të mos kujtoni kujtimet e vjetra. Për sa i përket punës, përfitoni nga kjo periudhë për të bërë gjëra të reja ose për të eksperimentuar me qasje të tjera. Do të shihni që gjërat do të përmirësohen. Mos i fajësoni ata që nuk mendojnë si ju.

 

Akrepi

 

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

 

Ju pret një ditë emocionuese e cila mund të sjellë disa rrahje zemre. Në punë, ata që i përkushtohen punës krijuese do të kenë një avantazh. Përveshni mëngët dhe do të shihni që gjithçka do të jetë mirë.shqiptarja.com