ATSH – I. Vata/ Kuvendi i Shqipërisë në nderim të deputetit Bashkim Fino, do të organizoj homazhe në Pallatin e Kongreseve, nga ora 11:00-16:00.
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë njofton më hidhërim të thellë se sot në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta deputeti, Bashkim Fino.
Kryesia e Kuvendit i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve dhe njofton se në nderim të deputetit Bashkim Fino, sot, më 29 mars, nga ora 11:00-16:00, do të organizohen homazhe në Pallatin e Kongreseve. Përcjellja bëhet në orën 16:00.

























