Më pas, Kuvendi votoi dy projektligje, të cilat ishin diskutuar në seancën e datës 13 prill 2023.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFW Frankfurt am Main (KFW) e Fondit Shqiptar te Zhvillimit (FSHZH). (“Agjencia e zbatimit te projektit”), për projektin “Zhvillimi i integruar rajonal””, u miratua me 72 vota pro, 28 kundër dhe 1 abstenim.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna/Boiana”, u miratua me 97 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Pas diskutimet me çështje jashtë rendit të ditës, seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 11:00.


























