Gëzuar përvjetori, sykafta e ime”. Kështu e ka uruar Pierce Brosnan (66) gruan e tij Keely Shaye Smith (56) në përvjetorin e 26të të tyre të lidhjes se tyre

Pierce Brosnon dhe Keely Shaye Smith kanë uruar me plot dashuri njëri-tjetrin derisa ata kanë festuar përvjetorin e 26’të te martesës së tyre dje (enjte).

Çifti filluan lidhjen më 1994 dhe u martuan më 2001, kanë zgjedhur instagramin për të sjell foto nga e kaluara e tij.

“Engjëlli i im i dashur, Keely, faleminderit që ke sjell kaq shumë dashuri dhe bukuri në jetën time, ku për 26 vite solle kaq shumë kënaqësi tek unë…Gëzuar përvjetori, sykafta ime”, ka shkruar Pierce në dedikimin e tij për gruan.

Ai ka shpërndarë disa foto plot sharmë nga e kaluara ku ata kanë pasur momente magjike s’bashku.

“Ende e festojmë ditën që ne u takuam…në plazhin e  Meksikës. Gëzuar përvjetori i 26-të,  dashuri”, ka qenë dedikimi i Keely, e cila është gazetare e njohur në Amerikë. /GazetaExpress/