Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Librazhd-Perrenjas”, automjeti që drejtohej nga shtetasi Meglin Zeneli, 21 vjeç, ka dalë nga rruga dhe është përplasur.
Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi Dorian Belba 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën.
Të plagosur, kanë mbetur drejtuesi i mjetit Meglin Zeneli, Gerald Verçani pasagjer dhe Janikos Jorgo, pasagjer.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Në aksin rrugor “Librazhd-Perrenjas”, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Z., 21 vjeç, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi D. B., 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.



























