Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Ogerta Manastirliu,dhanë sot një lajm të rëndësishëm për komunitetin arsimor të qytetit. Bashkë me Gjimnazi “Dhaskal Todri”, një nga simbolet e dijes në zemër të Elbasanit, shumë shpejt do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë.
Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e mësimit për 607 nxënës dhe 42 mësues, duke e kthyer shkollën në një institucion modern, të sigurt dhe funksional.
Krru i bashkisë Gledian Llatja theksoi se ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të arsimit në Elbasan dhe qëndrueshmërisë së komunitetit lokal. “Aty ku ka dije, ka zhvillim!” – u shpreh kryetari, duke nënvizuar rëndësinë e investimeve në infrastrukturën arsimore për të ardhmen e qytetit.
Edlira Xherri