Në Elbasan, në aksin e vjetër Elbasan-Tiranë është gjetur një automjet i djegur plotësisht. Automjeti i shkrumbuar mësohet se është pa targa ndërsa është gjetur i braktisur në fshatin Gracen.

Paraprakisht, raportohet se makina mund të jetë përdorur nga persona me rekorde kriminale. Dhe, është braktisur në këtë zonë ku ka shumë pak lëvizje.

Lidhur me ngjarjen është ngritur një grup hetimor i cili po punon për identifikimin e personave që kanë përdorur mjetin dhe e kane braktisur duke i venë flakën.

Makina është transportuar me karroatrec në Drejtorinë e Policisë.

Elbasaninews.tv