ATSH/ Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga reagoi sot në lidhje me disa artikuj të publikuar në medie, se Shqipëria do të presë emigrantë ilegalë për llogari të palëve të treta.
Fuga tha se lajmi është absolutisht i pavërtetë.
“Lajmi se Shqipëria do ngrejë një qendër azilantësh për llogari të palëve të treta është absolutisht i pavërtetë. Shqipëria hapi dyert për 4 mijë afganë e jemi krenarë për këtë. Ne bëjmë detyrat tona karshi traditës e fëmijëve tanë, jo detyrat e atyre që janë më të mëdhenj e më të pasur se ne”, deklaroi Fuga.
Media britanike “The Sun” publikoi sot një skenar ku parashikohet që emigrantët që kalojnë kanalin nga Franca për në Mbretërinë e Bashkuar do të ndalohen dhe do të sillen në Shqipëri në një kamp. /j.p/


























