/ATSH/ Në nisje të legjislaturës X të Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shprehu mirënjohjen popullit të Elbasanit, Librazhdit, Prrenjasit, Gramshit, Belshit, Cërrikut dhe Peqinit për mbështetjen që i kanë dhënë.

“Mirënjohje popullit të Elbasanit, Librazhdit, Prrenjasit, Gramshit, Belshit, Cërrikut dhe Peqinit për mbështetjen”, tha Balla.

Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit ka në përbërje të tij 140 deputetë.

Konstituimi i legjislaturës së re të Kuvendit do t’i hapë rrugë miratimit të Qeverisë së re.

Në zgjedhjet e 25 Prillit, Partia Socialiste mori 74 mandate, koalicioni PD-AN 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate. /m.m/j.p/