Një tërmet i shkallës 3.9 ballë ka rënë në Elbasan rreth orës 06:32 të mëngjesit të sotëm.
Epiqendra ka qenë në qendër të Elbasanit dhe thellësia 5 km.
Fatmirësisht nuk raportohen dëme në njerëz apo dëme materiale.
Kujtojmë se në tërmetin e 26 nëntorit të vitit 2019 në Shqipëri humbën jetën 51 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.



























