Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në oborrin e një punishteje produktesh mishi në Fushë-Krujë.
Objekti ndodhet pranë ish-magazinave të grumbullimit. Nga shpërthimi në murin e jashtëm të punishtes janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shpërthimi u konstatua vetëm mëngjesin e sotëm, kur punëtorët e punishtes kanë mbërritur në ambientet e punës dhe kanë njoftuar policinë, sipas gazetares së Top Channel, Vali Qyrfyçi.
Forcat e rendit kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e vendosjes së eksplozivit.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese dhe motivet e mundshme të ngjarjes.tch



























