Që në hyrje të Lenies shfaqet mali i Komianit? madhështor që përballe Tomorrit duket si një lartësi e pathyeshme , buzë tij ndodhet dhe liqeni i Teqes së Dushkut një mrekulli më vete.
Sapo kalon qafen e Komjanit përballë ndodhet shkëmbi i Kopacit një bukuri mbreslënëse e natyrës .
Pas tijë ndodhet Grabova e cila ka qenë një fshat mesjetar krijuar ne shekullin e dhjetë. Sipas gojëdhënave, në kohën e lulëzimit Grabova kishte rreth 2000 familje dhe një e katërta e saj, e ka braktisur zonë brenda një dite në shekujt XVII-XVIII.
Në periudhën e Mesjetës fshati Grabovë e Sipërme (atëherë qytet me 12.000 banorë) ka qenë në lulëzim të plotë, dëshmi të gjalla janë dhe sot, prania e tri urave me gurë, njëra prej tyre e periudhës antike si dhe Kisha e Shën Kollit?, me ikona të vëllezerve të njohur Çetiri, të cilët ishin banorë të Grabovës.
Vizitohet duke ndjekur intinerarin: Gramsh – fshati Grabovë Poshtë – Kurat, e më pas Grabovë Sipër.
Vazhdojmë më tej për në Liqenin e Zi apo Liqeni i Ujit të Ftohtë në Shënepremte Lenie i cili është një liqen me ujë kurativ❄, ku mjekohen shume njerëz, nëpërmjet pirjes së ujit dhe banjave.
Liqeni është unikal në Shqiperi ka ngjyrë blu të thellë gjendet në lartësinë 1634 m, në afërsi të fshatit Lenie.
Përfaqëson një liqen me origjinë akullnajore❄ në të ka faunë dhe përreth ka bimësi drurore të ahut?, rrobullit ?të cilat kanë lartësi 25-30 m dhe asaj barishtore me livadheve të shumta.
Vizitohet duke ndjekur intinerarin: Gramsh – fshati Lenie – Bicaj, e më pas Liqenin e Zi.
Mikpritja e banorëve fisnik, bujarë, dashamirës e me tradita së bashku me ushqimet karakteristike të zonës e bëjnë këtë destinacion ndër më të preferuarit e stinës së verës por edhe si një zonë malore ka bukurit e saj në dimër?☃ .
#Eja_në_Gramsh??♂️
#Visit_Gramsh????