ATSH-ANSA/ – Shkrimtari i madh peruan, Mario Vargas Llosa vdiq dje në mbrëmje, në moshën 89-vjeçare në Lima, njoftoi djali i tij, Alvaro në llogarinë e tij zyrtare X.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se babai ynë Mario Vargas Llosa ka vdekur sot në Lima, i rrethuar nga familja dhe në paqe”, ka shkruar ai.

I lindur në Arequipa më 28 mars 1936, ai ishte fitues i çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 2010.

Sipas dëshirës së familjes, varrimi do të bëhet privatisht dhe sipas dëshirës së tij eshtrat do të digjen.

Ndër romanet e tij “Qyteti dhe Qentë” dhe “Shtëpia e Gjelbër” janë futur në kryeveprat e letërsisë latino-amerikane.

“Fiksioni është gjithmonë një denoncim, është prova e një revolte, sepse romancieri është një rebel, një njeri i indinjuar për një aspekt apo një tjetër të realitetit”, i shkruante Mario Vargas Llosa në vitin 1969 Gabriel Garcia Markezit, përfaqësuesit kryesor të letërsisë së Amerikës së Jugut.

“Çdo roman, besoj se është një vrasje formale e realitetit”, shton ai duke shpjeguar, gjashtë vjet pas botimit të librit që i dha famë ndërkombëtare, “Qyteti dhe qentë”, poetikën që heton palosjet e realitetit për t’i çrregulluar ato, për të nxjerrë në pah kontradiktat dhe gënjeshtrat.

Një jetë e ngarkuar dhe më pas çmimi Nobel e bënë atë një njeri publik që i shpëtoi interesit të tabloidëve./  a.jor.