Pakënaqësitë e James Harden ishin kaq të mëdha, sa Los Angeles Clippers u detyrua të gjejë një zgjidhje për ta larguar atë nga skuadra përpara mbylljes së merkatos së transferimeve.
Lëvizja që shkundi merkaton e NBA ndodhi mbrëmjen e kësaj të marte në bashkëpunim me Cleveland Cavaliers; ky i fundit pranoi të dërgojë në Kaliforni Darius Garland për të sjellë në radhët e tij pikërisht James Harden.
Një shkëmbim ky që mund të favorizojë të dyja skuadrat. Cavaliers merr një basketbollist me shumë eksperiencë që të luajë përkraj Donovan Mitchell, ndërsa Harden pasi nuk zbriti në parket për Clippers për arsye personale dhe tani kalon te skuadra e tij e 6 në karrierë, ndjen se mund të rrisë shanset për të fituar një titull në një afat të shkurtër kohor
Nga ana tjetër, Garland nëse do të lërë pas krahëve dëmtimet që e kanë ngadalësuar ritmin e tij në sezonet e fundit, LA Clippers do të mund t’i gëzohet një talenti për All Star që është në një moshë të re, 26 vjeç duke rinovuar në këtë mënyrë skuadrën
Top Channel

























