Librazhd /Hajdutë profesionistë kanë vjedhur një supermarket dhe një market në lagjen numër 1 të qytetit të Librazhdit.

Paraprakisht bëhet me dije se vjedhja është kryer nga katër persona të maskuar, të cilët janë larguar së bashku me mallrat e vjedhura me dy automjete.

Dyshohet se banda e vjedhësve ka qenë e armatosur dhe grabitja ka ndodhur ne nje kohe shume te shkurter dhe se automjetet e përdorura prej tyre kishin targa fallso.

Ndërkohë, burime bejne me dije se vjedhja e kryer u ka shkaktur këtyre dy bizneseve një dëm prej disa mijëra euro.

Policia ka dokumentuar ngjarjen dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e vjedhësve të këtyre bizneseve.

Pak muaj më pare, në Librazhd u rregjistruan disa vjedhje të tjera të bujshme, mes të cilave edhe vjedhja për herë të tretë e një argjendarie.

Elbasaninews.tv