Panairi i produkteve të gjelbra në Fushë-Studen, të bashkisë Librazhd, ishte aktiviteti i radhës i mbajtur këtë fundjavë, në kuadër të programit për nxitjen e ekonomive lokale.
Organizuar nga qeveria gjermane nëpërmjet GIZ Albania dhe Drejtoria e Bujqësisë Librazhd, ky panair mbodhi bashkë 10 biznese lokale, të cilët prodhojnë produkte organike të zonës, si nënprodukte të qumështit, fruta dhe derivate të tyre, që janë mjaft të kërkuara nga konsumatori.
Aktivitetet e këtij lloji synojnë të nxisin ekonominë lokale dhe të luajnë një rol të rëndësishëm në diversifikimin e fermave bujqësore edhe në pika të produkteve të përpunuara.
Për vizitorët e pranishëm gjatë eventit u ofruan gjithashtu gatime tradicionale.
Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin turistik të 6 njësive administrative: Steblevë, Lunik, Hotolisht, Qendër Rrajcë, Qukës, të bashkive Librazhd dhe Përrenjas.atsh