INVESTIM I KRYER NGA BASHKIA

Nxënësit e shkollës së fshatit Sebisht, bashkia Librazhd e kanë nisur vitin e ri shkollor në një godinë të re. Investimi i cili ishte kërkuar nga banorët për vite me radhë u bë i mundur nga Bashkia e Librazhdit. Godina ekzistuese ishte tërësisht e shkatërruar dhe e papërshtatshme për zhvillimin e një procesi mësimor normal, nisur nga kjo Bashkia e Librazhdit bëri të mundur ndërtimin e një shkolle të rë me standarde.

Kryetari i Bashkisë kërkoi nga stafi pedagogjik angazhim maksimal për cilësinë e mësimdhënies, në mënyrë të tillë që shkollat e fshatrave të mos braktisen. Ai premtoi edhe hapjen e grupit parashkollor në fshatin Sebisht, në rast se plotësohet numri i fëmijëve. EDLIRA XHERRI