Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga rruga e rilindur Korçë-Ersekë, një aks i ri që lidh dy bashkitë për 20 minuta.

Ky aks, shkruan Rama, krijon kushte për banorët, prodhimet bujqësore dhe zhvillimin e turizmit në Kolonjë dhe Leskovik.

Ja edhe rruga e rilindur Korçë – Ersekë e përfunduar, si një aks i ri që i lidh dy bashkitë për 20 minuta dhe krijon kushte optimale transporti për banorët, prodhimet bujqësore po edhe nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të turizmit që ka nisur me hapa të shpejtë edhe në Kolonjën e në Leskovikun e deri dje braktisur dhe izoluar krejtësisht.

U vunë shumë kuje e hodh shumë baltë për një rrëshqitje të rrugës gjatë punimeve, e cila u rindërtua me shpenzimet e bëra tërësisht nga firma. Qesh mirë kush qesh i fundit”, ka shkruar Rama.

 

 

Top Channel