Në mbledhjen e zhvilluar sot, ku ishin të pranishëm 10 drejtuesit e klubeve pjesëmarrëse në Abissnet Superiore dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u diskutua në lidhje me këtë kërkesë dhe u bënë propozime konkrete për mënyrën se si do të vijojë dialogu me përfaqësuesit e Qeverisë dhe Kuvendit për ndryshimin e ligjit për sponsorizmet në sport.
Liga Profesioniste e Futbollit sëbashku me FSHF-në do të riaktivizojnë negociatat me të gjithë institucionet dhe aktorët përgjegjës për të finalizuar ndryshimet ligjore që do t’i japin një frymëmarrje të madhe sportit shqiptar.