Madje, së fundi, në Tokio, zyrtarët lokalë kanë lançuar një aplikacion takimesh, i cili është në fazat e hershme të testimit dhe do të jetë plotësisht funksional më vonë këtë vit.
“Ju lutemi përdorni si hapin e parë për të filluar ‘gjuetinë’ e martesës”, thuhet në uebfaqen e aplikacionit, duke shpjeguar më tej se sistemi i Inteligjencës Artificiale, ofrohet nga Qeveria Metropolitane e Tokio
Përdoruesit kanë mundësi të vendosin tiparet që dëshirojnë te partneri i ardhshëm dhe më pas IA mund të sugjerojë një kandidat të përshtatshëm.
Vendi me 123.9 milionë banorë regjistroi vetëm 727.277 lindje vitin e kaluar, sipas të dhënave të reja të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies. Shkalla e fertilitetit ra nga 1.26 në 1.20, raporton CNN.
Që një popullsi të mbetet e qëndrueshme, ajo ka nevojë për një normë lindshmërie prej 2.1.
Tendenca rënëse është përshpejtuar vitet e fundit , me numrin e vdekjeve që kapërcen lindjet çdo vit dhe ka shkaktuar zvogëlimin e popullsisë së përgjithshme, me pasoja për fuqinë punëtore, ekonominë, sistemin e mirëqenies dhe strukturën sociale të Japonisë.
Në vitin 2023, vendi regjistroi 1.57 milionë vdekje, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, më shumë se dyfishi i numrit të lindjeve. Edhe numri i martesave ra me 30,000 vitin e kaluar, ndërsa numri i divorceve u rrit, ndërsa sipas ekspertëve, rënia pritet të vazhdojë për të paktën disa dekada.
Top Channel



























