Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në periferi të Tiranës kabinetin qeveritar.
Në fokus të mbledhjes është realizimi i objektivave dhe reformave të nisura në terren.
Kabineti qeveritar do të raportojë lidhur me ecurinë në sektorin përkatës dhe për përmbushjen e detyrave të ngarkuara nga Kryeministria.
Mbledhja vjen disa javë pas nisjes së aksioneve në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme.
Top Channel



























