LIVERPUL, 28 prill /ATSH-DPA/ – Skuadra e Liverpoolit mundi atë të Villarealit me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi i majtë Pervis Estupinan devijoi një krosim të kapitenit Jordan Henderson në rrjetën e tij në minutën e 53-të duke shkaktuar një autogol dhe Sadio Mane shënoi golin e dytë dy minuta më vonë, duke i lënë gjashtë herë fituesit në pozitë të mirë për ndeshjen e kthimit në Spanjë.

Villarreali, i cili kishte mahnitur Juventusin dhe Bayern Munich në raundet e mëparshme, ia vështirësoi lojën Liverpulit në pjesën e parë, përpara se të mposhtej në të dytën dhe pasi nuk krijoi mundësi serioze për shënim, me vetëm një përpjekje në krahasim me 20 të Liverpulit.

Nëse ata arrijnë në finalen e Ligës së Kampionëve më 28 maj në Paris, City i Pep Guardiolës mund të jetë gjithashtu kundërshtari i ardhshëm, pasi City mundi Real Madridin 4-3 në një tjetër gjysmëfinale emocionuese./ /os/