Takimi i rradhës së procesit të Buxhetimit me pjesëmarrje ka vijuar në Rajonin nr 2. Edhe në këtë takim është vënë në dukej interesi i qytetarëve të këtij rajoni, të cilët kanë parashtruar kërkesat e tyre për miratim në buxhetin e vitit 2023.

Në këtë takim, kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja ka qenë i shoqëruar edhe nga deputeti Klevis Xhoxhi, i cili pohoi edhe një herë se edhe Bashkia e Elbasanit do të ketë rritje të buxhetit në vitin 2023, i cili përkthehet në investime për Elbasanin. Nga ana e tij, kryebashkiaku Llatja rikujtoi banorët kërkesat e tyre një vit më parë, tê cilat sipas tij janë kthyer në investime.

” Ne jo vetëm i suvatuam pallatet, por i kemi kthyer edhe me sistem kapot, kemi rikonstruktuar rrugë në lagje, riasfaltime. Ndaj ne tashmë po investojmë në ato zona ku dekada me rradhë nuk ishin prekur nga investimet, nga viti 1989, po i kryejme tani duke menduar se para kemi pasur tërmetin dhe pandeminë, për të mos lënë pa përmendur edhe luftën në Ukrainë. Sakaq Llatja vuri në dukje projektet e mëdha zhvillimore të Elbasanit si Automoto Parku, zjkerimi i koridorit të 8 me 4 korsi, gjeologjinë e bay passit, i cili do të zhdukë gangrenën e trafikut në unazën e qytetit, të gjitha këto do të sjellin dhe një zgjerim të qytetit, duke e kthyer në një zonë ekonomike në qytet. ” Sot nuk jemi më një qytet i vogël, jemi një Bashki e madhe me probleme infrastrukturore, me zona zhvillimore, me zona periferike për tu urbanizuar . Projektet tona nuk kanë qenë vetëm në qendër, as në riasfaltimin e rrugicave të lagjeve të vjetra të Elbasanit, janë shtrië dhe do vazhdojnë edhe në periferi, në kanalizime të ujrave të zeza, asfaltime, në kopshte dhe shkolla,”.

Duke u ndalur në rajonin Nr 2 z. Llatja pohoi se ” javës tjetër nis rikonstruksioni i shkollës ” Onufri”, një projekt gjigand, për Bashkinë, por edhe Shqipërinë e Mesme, është një nga xhevahirët që ne kemi. Ne nuk shohim vetëm zhvillim infrastrukturor, por një zhvillim përtej, këtu është edhe cerdhja e re, me standerte model. Këtë bëjmë ne, shohim gjithcka, zhvillimin ekonomik të qytetit, dhe kjo falë presionit që kemi arritur ti bëjmë qeverisë vendore për të na sjellë sa më shumë investime në Elbasan, ashtu si një vit më parë.

Ne kemi tashmë projektin e pallateve me sistem kapot në unazën e qytetit, duam që ky projekt të vijojë edhe në 2023 ku ne si Bashki të jemi bashkëfinancues me administratorët e pallateve për të bërë sistemin kapot, termoizolimin në mënyrë që të kursejmë energjinë elektrike, ky është një model që të gjithë bashkë ta komunikojmë. Ky është vizioni, të zgjidhim problemet, ashtu si kemi zgjidhur investimet në rrugë, bonusin e qerasë, banesat sociale, etj, le të vazhdojmë bashkë me modele të reja.

Ne i japim 840 familjeve në Elbasan drutë e zjarrit me gjysmën e cmimit, si edhe pensionistëve të vetmuar, me kapacitetet tona që ne kemi patjetër që do të japim, pasi ne në fokusin tonë si Bashki kemi edhe problematikat sociale, bonusi i qerasë, kreditë e buta, rivitalizimi i banesave të kalasë i cili është një nga modelet më të mira që nxitëm qeverinë vendore cka zhvillon ekonominë por edhe biznesin e qytetit.

E kemi mundesinë të bëjmë punë të mira për qytetarët , për ato që e duan Elbasanin. Ne i kemi projektet, duam ti zhvillojmë, të mbyllim komplet infrastrukturën e lagjeve të vjetra dhe të reja, punë të cilat duhet të ishin bërë dekada përpara dhe jo vetëm në qytet por edhe në fshat.

Kemi projekte amnicioze për urbanizimin e zonave informale në bashkëpunim me komunitetin, pasi ne shohim me vizion, por duke mbyllur problemin e infrastrukturës.Ndaj dhe Buxhetimi me pjesëmarrje është modeli më i mirë, pasi janë vetë qytetarët ata të cilët kërkojnë prioritetet e tyre”, tha z. Llatja. Duke qenë pranë banorëve kryebashkiaku i kërkoi sensibilizim korrekt për pastrimin e qytetit.