Kafen e së dielës, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, së bashku me deputeten Aulona Bylykbashi, kryetaren e Partisë Socialiste Ermira Urupi dhe Agron Lulaj, e ndanë me pensionistët e Rajonit nr. 5, në një bashkëbisedim të hapur dhe miqësor.
Takimi u zhvillua në vazhdën e bisedave që po organizohen me çdo strukturë të Partisë Socialiste në çdo rajon të qytetit. Në qendër të diskutimeve ishin çështje që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të pensionistëve, veçanërisht rritja e pensioneve dhe përfshirja e tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit.
Gjatë bashkëbisedimit u trajtuan edhe kërkesat e komunitetit lidhur me infrastrukturën në lagje, një prioritet i punës së Bashkisë së Elbasanit, si dhe projektet zhvillimore që po vijnë për qytetin. Pjesëmarrësit vlerësuan rëndësinë e këtyre takimeve si ura komunikimi të drejtpërdrejtë mes institucioneve dhe qytetarëve.
Në fjalën e saj, Aulona Bylykbashi u shpreh se “pensionistët janë njerëz që meritojnë vëmendjen dhe përgjegjësinë tonë të plotë. Ne kemi detyrimin moral dhe institucional të jemi pranë tyre, të dëgjojmë zërin e tyre dhe ta kthejmë respektin për këtë brez në mbështetje reale dhe zgjidhje konkrete.”
Bashkia e Elbasanit mbetet pranë çdo komuniteti, me punë dhe zgjidhje konkrete, për të ndërtuar së bashku Elbasanin që duam.



























