Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja dhe Koordinatorja e gruas socialiste Aulona Bylykbashi zhvilluan një takim entuziast me gra dhe vajza të Paprrit, takim në të cilin gratë ju bashkuan reformave dhe programit të kryetarit të ardhshëm dhe aktual të bashkisë Gledian Llatja.

Në bashkëbisedimin e tij me gratë socialiste Llatja tha se askush më shumë nuk i vlerëson punët dhe investimet e bëra deri tani.

“Shumë faleminderit të gjithave për këtë takim sot, në fakt para disa ditësh patëm një takim shumë të madh me gratë dhe vajzat në Elbasan, pikërisht për të dhënë mesazhin se punët bëhen për familjet.
Punët bëhen për njerëzit, punët nuk bëhen për ata që vijnë nga vendet e tjera, por për ne që jemi këtu. Punët më mirë sesa ne nuk i vlerëson njeri, jam i sigurtë.
Ju jeni ato që i vlerësoni, prandaj po bëjmë rrugën e Balldrenit, rrugën e vjetër të Vidhasit, të Çakojve, prandaj po vendosim prita lumore në të gjithë grykën e Zallit, nga Matreji e deri në Papër. Prandaj po investojmë në të gjithë fshatrat tanë, pikërisht për ta pasur një jetë më të mirë, për familjet tona, për fëmijët tanë.
Para 4 vitesh në fakt, mua nuk ma priste mendja se do të arrija në fshat, të bëja kaq shumë punë sa kam bërë. Ura e Papër Pajunit kishte kaq kohë që kërkohej, ne e bëmë realitet.
Pritat lumore, kanë qenë një kërkesë e vazhdueshme e zonës dhe në i bëmë. Ne kemi qenë këtu, nuk jemi fshehur pas gishtit, kemi bërë punë. Kemi qenë bashkarisht, nuk jemi si ato të tjerët që kujtohen 2 javë para zgjedhjeve, dalin nëpër fshatra, hapin librin e gënjeshtrave, dhe premtojnë çfarë të duash ti” theksoi Llatja.
Llatja vuri në dukje mbështetjen e madhe që qeveria dhe Kryeministri Rama kanë për Elbasanin, pa të cilat, theksoi ai, nuk do të ishin të mundura një sërë investimesh të rëndësishme në Elbasan.
“Këto janë edhe zgjedhje politike, ne këtë herë po bëjmë punë, jo vetëm me buxhetin tonë, por edhe me mbështetjen e madhe të qeverisë dhe të Kryeministrit Rama. Dhe do jemi shumë naiv po të themi se buxheti i bashkisë është i madh i mbyllim hallet vetë me taksat tona. Jo mo jo, nuk është ashtu, nuk i mbyllim dot. Taksat tona bëjnë punë të vogla, me ndihmën e qeverisë po bëjmë punët e mëdhaja, si bajpasin dhe kalimin e hekurudhës jashtë qytetit.
Ne po e zhvillojmë Elbasanin, nuk po shohim vetëm problemin e rrugës, të ujërave po i shohim të gjitha. Po investojmë në shkolla, kopshte, çerdhe, po formalizojmë zonat tona, po mbështesim sportin, kulturën, rininë, shtresat në nevojë.
Nuk e vë në diskutim se Papri, ashtu si Funari, Labinoti Mal, zona e Shpatit komplet me 6 njësitë e veta dhe Elbasani do zgjedhë njerëzit e punës dhe nuk do zgjedhë njerëzit e llafeve dhe prandaj deri më 14 maj është puna jonë e përbashkët e të gjithëve që t’i takojmë dhe t’i flasim që kush është e mira dhe kush është e keqja.
Ne punojmë çdo ditë që ta bëjmë Elbasanin më të mirë, ta bëjmë Elbasanin një qytet më të denjë, me qytete të tjera europiane të krahasueshme ku fëmijët tanë të rriten të shëndetshëm, me një ekonomi të stabilizuar dhe me një të ardhme të sigurtë dhe në për këtë punojmë” shtoi Llatja.