Vëllezërit Geni dhe Erjoni, të kthyer nga emigrimi, janë autorët e një historie suksesi që po frymëzon komunitetin elbasanas. Me përkushtim dhe vizion, ata ngritën “Furrën Baku”, një biznes fillimisht i vogël, i cili sot është zgjeruar ndjeshëm, duke krijuar vende të reja pune dhe ofruar një standard të ri në shërbimin ndaj klientëve.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i cili ka vlerësuar këtë iniciativë si një shembull konkret se si pasioni dhe përkushtimi i qytetarëve mund të kthehen në vlera të prekshme për zhvillimin ekonomik dhe social të qytetit.

“Mbështetja jonë për iniciativa të tilla do të vazhdojë me përkushtim, për çdo sipërmarrje që kontribuon në zhvillimin e komunitetit tonë”, është shprehur Llatja.