Bashkia e Elbasanit prej vitesh i ka dhënë një rëndësi të vecantë investimeve në shtrimin e gjelbërimit në zonën e Treganit.
Ditën e sotme, vetë kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja shoqëruar nga përfaqësues të kësaj njësie administrative, kanë mbjellë 50 fidanë të rinj, me qëllim shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta në mënyrë sistematike në këtë zonë.
Kreu i bashkisë z. Llatja pohon se “50 fidane të rinj u mbollën sot në Tregan, një investim për një mjedis më të pastër dhe një komunitet më të shëndetshëm.”
Ky është një aksion i cili vazhdon ditë pas dite, nuk ka qenë as i pari nuk është as i fundit, shtimi i sipërfaqeve të gjelbërta vazhdon me mbjellje në qytet por edhe në të gjitha zonat tona rurale.
Ndërtuar mes kodrave dushkore e pishave të buta, me rrugë automobilistike, me një liqen të madh artificial pas kodrës së Treganit, Llixhat njihen si zona kurative e shumë sëmundjeve, reumatizmale, artroza, sëmundje të sistemit nervor, gjinekologjik, enëve të gjakut, aparatit tretës, etj.
Që nga koha kur të parët njohën vlerat kurative të këtij uji që del i nxehtë nga malet, nevoja për të ka ardhur deri në ditët tona ku për fat, sasitë e ujit nuk kanë shteruar kurrë. “Mosha” e ujërave termale llogaritet në rreth 5 shekuj, por vetëm në shekullin e XX-të mund të thuhet se shfrytëzimi kurativ i zonës nisi të hyjë në rrugën e shkencës mjekësore.
Edlira Xherri Elbasaninews.al