Gjinari malor, i freskët në verë dhe i ftohtë në dimër, është është një nga zonat turistike më të bukura malore të Elbasanit.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka ndarë  pamjet nga ky destinacion,  i rivitalizuar në qendër tashmë, ku po merr formë përfundimtare godina e infopoint-it, e cila do t’u vijë në ndihmë turistëve me të gjithë informacionin e nevojshëm mbi:

📍 Atraksionet natyrore

📍 Shtigjet malore

📍 Kishat Monumente të Kulturës

📍 Bujtina

📍 Restorante, etj.

Kreu i Bashkisë Z.Llatja thekson se “në  këtë godinë, të ngritur mbi rrënojat e muzeut të dikurshëm, do të prezantohen gjithashtu të gjithë produktet tradicionale të zonës dhe punimet artizanale të zonjave të Shpatit. Ky është vetëm fillimi i vizionit tonë për Elbasanin turistik 2030”

Me bujtina që ofrojnë rehati, ajër të pastër dhe gatime tradicionale, kjo zonë është destinacioni ideal për çdo stinë. Investimet në akomodim dhe rehabilitimi i qendrës po e transformojnë Gjinarin në një atraksion të kërkuar nga vizitorët, thekson ndër të tjera kryebashkiaku Llatja.

 

Kjo pikë turistike ofron një turizëm permanent, si gjatë verës, ashtu edhe në dimër, ndaj kryebashkiaku i Elbasanit fton të gjithë të apasionuarit pas malit dhe natyrës që të vizitojnë Gjinarin, si edhe të shijojnë ushqimet bio të zonës së Shpatit, si dhe të njihen me historitë dhe legjendat shekullore që ofron kjo zonë.

Elbasaninews.al Edlira Xherri