Asnjë minutë kohë për të humbur me debat shterpë politik

I mirëpritur nga banorët e fshatit Balëz, kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja i cili kandidon për një mandat të dytë ka deklaruar gjatë këtij bashkëbisedimi se ” ne nuk kemi asnjë minutë kohë për ta humbur me debate shterpe dhe as me politikën e madhe të televizorit. Detyra jonë është të takojmë sa më shumë qytetarë derë më derë, njësoj siç kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve.
Të bisedojmë me ta për bilancin e punëve të kryera, çka mund të përmirësojmë në punën tonë dhe ato që do të bëjmë në 4 vitet e ardhshme”. I shoqëruar ngab deputeti Luan Duzha Llatja edhe një herë e vuri theksin tek qytetari duke pohuar se ne në fokusin tonë është rritja e cilësisë së jetesës së qytetarëve.