Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Z.Gledian Llatja mori pjesë në Forumin e kryetarëve të bashkive në OKB Gjenevë (UNECE Forum), ku prezantoi transformimin e Elbasanit me një sërë projektesh novatore dhe zhvillimin e planeve të qëndrueshme urbane për transportin publik  dhe nismat për qytetet e gjelbra.

Në këtë sesion u shfaq vizioni i krerëve lokalë për të ndërtuar komunitete të qëndrueshme.

Në fjalën e tij, në selinë e OKB në Gjenevë, Llatja theksoi se në Elbasan po implementohen një serë projektesh zhvilluese dhe trasformuese ku ka nisma konkrete   që i çojnë të rinjtë drejt zhvillimit duke i  dhënë një tjetër hov Elbasanit  të së ardhmes.

Kryebashkiaku  Llatja nuk la pa përmendur edhe solidaritetin e Elbasanit  për çka po ndodh në Ukrainë. “Elbasani qëndron në krah të Ukrainës! Në këto kohë dramatike, donim të tregonim miqësinë tonë, madje në Elbasani i kemi hapur dyer sportisteve elitar nga Ukrahina, duke u mundësuar kushtet për zhvillimin e stervitjes dhe cdo gjë tjetër te nevojshme”.

Në këtë formum merrnin pjese edhe kryetari i Bashkise Cerrik, Z. Andis Salla dhe kryetari i Bashkise Librazhd, Z. Kastriot Gurra bashkë edhe me kryetare te tjere bashkish të Shqipërisë ku permendim kryetarin e Bashkise se Tiranes, Z. Erion Veliaj kanë marrë pjesë në Forumin e Kryetarëve të Bashkive 2022 i mbajtur ne Gjeneve

Edlira Xherri