Kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, ka prit në një takim në Elbasan një delegacion nga  komuna e  Preshevës. Delegacioni kryesohej  nga kryetarja Ardita Sinani.

Gjatë takimit, kreu i Bashkisë  Llatja theksoi se  se në kuadër të kësaj vizite janë organizuar një sërë aktivitetesh kulturore që thellojnë miqësinë mes dy qyteteve tashmë të binjakëzuara.

“Nuk kemi lënë pas dore as bashkëpunimin ndërmjet bizneseve, që po e çojmë në një fazë të re,” theksoi Llatja.

Nga ana e saj, kryetarja Sinani vlerësoi bashkëpunimin në fusha si kultura, arsimi, media, arti dhe informimi, duke theksuar se këto janë elementë kyç për të tërhequr fonde të Bashkimit Europian.

Sinani falënderoi shtetin shqiptar për mbështetjen dhe nënvizoi rolin e diasporës.

 

“Ne kemi një diasporë jashtëzakonisht të rëndësishme që jep një kontribut të madh, ndaj ky bashkëpunim është thelbësor për forcimin e faktorit shqiptar në tërësi dhe veçanërisht për Luginën e Preshevës”, theksoi Llatja.

 

Delegacioni vizitoi edhe pikat kulturore të qytetit, si Muzeun Etnografik, Kalanë e Elbasanit dhe Bazilikën paleokristiane pranë Rrapit të Bezistanit. Ata u njohën me trashëgiminë historike dhe identitetin kulturor të Elbasanit, që mbetet një urë miqësie dhe bashkëpunimi përtej kufijve