Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka pritur në takim Këshilltarin Rajonal për Antiterrorizmin dhe Sigurinë në Delegacionin e BE-së me seli në BiH z. Eddy Greif.

Kryebashkiaku Llatja, thekson se gjatë takimit së  bashku me Koordinatoren Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri, znj. Dervishi, diskutuan mbi rolin kyç të Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike,  organizatave të shoqërisë civile dhe përpjekjet të tyre për parandalimin e çdo forme të ekstremizmit të dhunshëm.

 

Z. Llatja vlerësoi këtë takim si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të mundësive të reja për bashkëpunim.

Ndërsa z. Eddy Greif, Këshilltari Rajonal për Antiterrorizmin dhe Sigurinë në Delegacionin e BE-së, përgëzoi kryebashkiakun Llatja për përkushtimin në këtë drejtim, dhe punën e të gjithë Bashkisë Elbasqn,  duke vënë theksin tek rendësia e parandalimit në kohë.

Gjatë bashkëbisedimit u vu theksi se Elbasani vijon të jetë një model i bashkëpunimit institucional dhe angazhimit qytetar për një komunitet më të sigurt, ku harmonia ndërfetare dhe kulturore është një vlerë e patjetërsueshme.

Edlira Xherri Elbasaninews.al