Shefi i shtabit të Zelensky, Mykhailo Podolyak, tha se Rusia synon të godasë rëndë infrastrukturën e Ukrainës për ta gjunjëzuar atë kur temperaturat janë veçanërisht të ulëta.“Armiku pret që temperatura të bjerë në -10 gradë gjatë natës dhe do të sulmojnë infrastrukturën tonë, në mënyrë që njerëzit mos të kenë ngrohje dhe të ngrinë nga i ftohti”, tha ai në një intervistë me gazetaren ruse Yulia Latynina, sipas agjencisë ukrainase të lajmeve UNIAN.
Ndërkohë po sipas Kievit, gjatë natës rusët kanë bombarduar termocentralin Zaporizhzhia.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë mohoi se Shtetet e Bashkuara duan të shtyjnë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të rifilluar negociatat me Moskën.
“Lufta mund të përfundojë sot pa negociata nëse Putini bën gjënë e duhur dhe largohet nga Ukraina”, përfundoi Kirby.
Lajmi në përditësim… shqiptarja.com



























