Një ”luftë” ushqimore është në qendër të diskutimeve në Gjermani, sipas BBC.

Kërkesa e qeverisë turke që qebapi të njihet si një specialitet turk, ushqimi i preferuar i të gjithëve gjatë natës, është temë kryesore e diskutimit në Gjermani për momentin.

Nëse ka një gjë që i bashkon berlinezët, është oreksi për qebap.

Punonjësit e zyrave në kërkim të një dreke të shpejtë, fëmijë që ktheheshin në shtëpi nga shkolla apo ata që argëtohen gjatë natës vonë, të gjithë ndalojnë rregullisht në një nga dyqanet e shumta të qebapeve të qytetit.

Komisioni Evropian i ka udhëzuar qeveritë turke dhe gjermane që të angazhohen në bisedime për të gjetur një kompromis, por pasojat e çdo marrëveshjeje ka të ngjarë të ndihen në të gjithë botën, ku qebapi është bërë një nga eksportet më të njohura të Turqisë./ a.jor.atsh

Ministria Federale e Ushqimit dhe Bujqësisë e Gjermanisë (BMIL) ishte një nga 11 organizatat që parashtroi një kundërshtim.

 

“Ne kemi marrë parasysh aplikimin nga Turqia me njëfarë habie”, tha një zëdhënës.

 

”Qebapi është pjesë e Gjermanisë dhe shumëllojshmëria e metodave të përgatitjes së tij pasqyron diversitetin e vendit tonë – kjo duhet të ruhet”, vazhdoi ai.

 

”Në interes të ‘tifozëve’ të shumtë në Gjermani, ne jemi të përkushtuar që të sigurojmë që qebapi të mbetet ashtu siç përgatitet”, theksoi ai.

 

Versioni berlinez i qebapit lindi në fillim të viteve 1970, sipas ”Visit Berlin”.

 

Dy burra pretendojnë krijimin e tij: Mehmet Aygun dhe Kadir Nurman ishin të dy pjesë e valës së “punëtorëve mysafirë” turq që ndihmuan në nxitjen e bumit ekonomik të Gjermanisë pas luftës.

 

Ata morën qebapin klasik turk dhe e kthyen në një sanduiç të lehtë për t’u ngrënë që tani është një forcë ekonomike më vete.