/ATSH/ Lumi i Shalës në liqenin e Komanit, vitet e fundit është një ndër destinacionet më të preferuara nga turistët vendas e të huaj.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga ky lum, duke e cilësuar atë magjinë e veriut.
“Shëtitje në lumin e Shalës për t’ju uruar mirëmëngjes me njërën prej magjive të veriut. Për të parën herë krejt lugina është bërë pjesë e zonave të mbrojtura duke na dhënë mundësinë që jo veç ta duam, por përpos të gjithave të kujdesemi për të”, tha Kumbaro.
Lugina e Shalës po tërheq një vëmendje të veçantë, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron. Para se të bëhej kaq i njohur banorët e zonës e njohin me emrin “Guri i Lekës” që lidhet me historinë e Lekë Dukagjinit, simbol i krahinës së Dukagjinit.
Ajo që e bën sa të veçantë e të veçuar është fakti se në zonë nuk ka linjë telefonike e as linjë të energjisë elektrik. Kjo bën që turistët të shijojnë në maksimum natyrën e bukur dhe ujin Kristal, ndërsa fiksojnë në telefonat e tyre ose aparatet fotografikë momentet më të bukura dhe peizazhet fantastike.
Në ujin kristal të pastër e me një jeshile të smerald, mund të bëni plazh vetëm nëse i rezistoni temperaturave të ulëta.
/k.s//a.a/



























