Fushat me livando në Kushovë të Gramshit janë një spektakël natyror dhe një thesar ekonomik për komunitetin. Fermerët po investojnë në bimë mjekësore dhe aromatike, si livando, sherbelë, rigon e trumzë, duke shfrytëzuar biodiversitetin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë.
Përveç bukurisë që të falin, këto bimë sjellin edhe të ardhura përmes eksportit dhe përpunimit të vajrave esencialë. Me mbi 7 mijë lloje bimësh, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një emër i njohur në tregun e BMA-ve.