Një 60-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë këtë mëngjes në Durrës.

Aksidenti ka ndodhur reth orës 09:00 në lagjen nr.14 pranë mbikalimit të këmbësoreve.

Automjeti që drejtohej nga 44-vjeçarja me iniciale A.B. ka goditur Ylli Hoxhën, këmbësor në rrugë dhe banor i zonës.

Nuk dihet nëse ka qenë gabim në drejtimin e mjetit nga 44-vjeçarja apo ndërhyrja e gabuar nga këmbësori që shkaktoi aksidentin tragjik.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Top Channel