Një prej aktiviteteve të shumta në qytetin e Elbasanit që kulmojnë me festën e Ditës së Verës është edhe koleksioni i mjeteve historike te ekspozuara pergjate Bulevardit Aqif Pasha. Aktiviteti vjen ne Elbasan per te dytin vite radhe dhe si asnjëherë më parë kanë tërhequr vëmendjen e qindra qytetarëve Elbasanas.
Te medhenj e te vegjel kanë nxituar të mos humbin mundësinë për të parë këto makina të cilat janë të rralla por edhe për të bërë foto pafund.
Kreu i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja tha se ekspozita me koleksionin e makinave historike, është një nga aktivitet qe vjen ne kuader te festimeve per Diten e Veres dhe pelqehet masivisht nga qytetaret. Dhe pikerisht ky eshte qëllimi i organizimeve te ndryshme, te sjellin kenaqesi dhe risi per qytetin. Llatja renditi gjithashtu nje pjese te axhendes se ketyre festimeve qe kulmojne me 13 dhe 14 Mars.
Edhe përfaqësues të Retro shprehen të kënaqur që Elbasani i bëri pjesë te axhendës se këtyre ditëve te rendesishme per qytetin, dhe se interesi i qytetarëve sa vjen e rritet per këto makina historike.
Kjo ekspozitë u organizua nga koleksioni i makinave historike shqiptare retro, bashkia e Elbasanit, dhe ministria e infrastrukturës.
Edlira XHERRI