ATSH/ – Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij të 17-të këtë sezon për të fituar një pikë për Manchester United, pasi David de Gea ndaloi Chelsean me disa pritje të shkëlqyera, sipas BBC.

Mysafirët ishin plotësisht dominues në pjesën e parë në ”Old Trafford”, por nuk mundën të gjenin një rrugë për të kaluar De Gean.

Por, Chelsea më në fund e theu ngërçin në mes të pjesës së dytë, pas golit të Marcos Alonsos.

Festimet e bluve zgjatën pak pasi Manchester United u përgjigj brenda një minute, me një gol të Ronaldos.

Ky gol solli festë në ”Old Trafford”, ndërkohë që pakënaqësia kundër pronarëve të klubit është ende e qartë, pasi protestat kundër tyre vazhdojnë.

Manchester United është i gjashti, pesë pikë pas Arsenalit në vendin e katërt, por ka luajtur dy ndeshje më shumë./ a.jor.