/ATSH – I. Vata/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një vizitë zyrtare në Vatikan ka zhvilluar një takim me drejtues të Ministrisë të Zhvillimit dhe Integrimit Njerëzor.
Manastirliu u shpreh pas takimit se forcimi i bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale është me rëndësi për përballimin e krizave shëndetësore.
“Vatikan – Në takim me Kardinal Michael Czerny, drejtues i Ministrisë së Zhvillimit dhe Integrimit Njerëzor në Vatikan, diskutuam për forcimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale. Ndamë së bashku domosdoshmërinë për t’iu përgjigjur me solidaritet e bashkëpunim krizave shëndetësore dhe humanitare”, u shpreh Manastirliu. /j.p/



























