Në vend në këto muaj dimri po qarkullojnë një sërë virozash stinore, ku kategoria më e rrezikuar janë fëmijët.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu ka informuar se për të gjithë prindërit në Tiranë shërbimi mjekësor për urgjencat pediatrike ofrohet edhe gjatë natës.
Në një postim në rrjetet sociale ministrja bën të ditur se, “urgjencat pediatrike ofrohet edhe gjatë natës, pa patur nevojë të shkoni në spital ku ofrohet shërbim 24 orë, në çdo ditë të javës për fëmijët”.
Qendrat shëndetësore ku ofrohet shërbimi 24 orë për fëmijët janë:
Qendra shëndetësore nr. 10 në zonën e Oxhakut
Qendra shëndetësore nr. 8 pranë sheshit Willson
Qendra shëndetësore nr.7 në Laprakë
Qendra shëndetësore nr. 6 Kombinat.


























