Të gjithë maturantët që konkurrojnë përmes provimit në programet e studimit, Mjekësi e Përgjithshme dhe Arkitekturë & Urbanistikë kanë mundësi të aplikojnë online nga data 11 deri më 13 gusht, përmes portalit zyrtar e-albania.al.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.

Manastirliu tha se “kjo është hera e parë që aplikimi për provimet e pranimit kryhen në mënyrë tërësisht elektronike, duke lehtësuar dhe thjeshtuar procesin për të gjithë maturantët”.

Hapat që duhen ndjekur për të aplikuar:

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

  • Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
  • Zgjidhni shërbimin “Aplikim për provimin e pranimit ne programin “Mjekësi e përgjithshme””;
  • Në formularin që ngarkohet, plotësoni të dhënat e nevojshme për regjistrimin në provimin e pranimit në programin “Mjekësi e përgjithshme “dhe dërgoni aplikimin;
  • Kryeni pagesën;
  • Ngarkoni mandat pagesën;
  • Gjatë aplikimit, kandidati pajiset me një kod unik për të gjurmuar në çdo kohë statusin e aplikimit dhe njoftohet nëpërmjet email-it për pranimin/ refuzimin e aplikimit.

Universiteti Politeknik i Tiranës

  • Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
  • Zgjidhni shërbimin “Aplikim për provimin e pranimit ne programin “Arkitekturë & Urbanistikë”;
  • Në formularin që ngarkohet, plotësoni të dhënat e nevojshme për regjistrimin në provimin e pranimit ne programin “Arkitekturë & Urbanistikë”;
  • Kryeni pagesën;
  • Ngarkoni mandat pagesën;
  • Gjatë aplikimit, kandidati pajiset me një kod unik për të gjurmuar në çdo kohë statusin e aplikimit dhe njoftohet nëpërmjet email-it për pranimin/ refuzimin e aplikimit.

/k.s//a.f/