Mitaj u bashkua në janar me klubin ku luajnë Benzema dhe Kante dhe menjëherë fitoi vendin e titullarit duke luajtur në 21 takime, për të shënuar edhe një gol.

Klubi verdhezi e siguroi trofeun dy javë para fundit të sezonit, por e festoi atë në fund të kampionatit.

Stadiumi “King Abdullah” ishte i mbushur plot për festën e titullit, teksa Mitaj ishte veshur kuqezi me flamurin mbi shpinë.

“Titulli i parë. Një falënderim të madh për shokët e mi të skuadrës, stafit teknik, atij mjekësor dhe sigurisht juve, tifozë, që na mbështetët përgjatë gjithë sezonit”, shkroi Mitaj në rrjetet sociale.

Al-Ittihad tani ka si objektiv të fitojë 2 tituj, teksa të premten do të përballet në finalen e Kupës së Mbretit me Al-Kadisiah.

/a.f/